Paul Pogba nuk do të rinovojë me Unitedin

E ardhmja e Paul Pogba është larg Old Trafford. Kontrata e francezit me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2022 dhe ai ka vendosur që mos ta rinovojë atë.

Pogba dëshiron ta vazhdojë karrierën te Reali ose Juventusi dhe është i vetëdijshëm se kjo mund të realizohet, nëse kostoja e transferimit të tij është e ulët.

Në rast se francezi nuk e rinovon kontratën brenda këtij viti, atëherë te United do të jenë të detyruar ta shesin atë verën e ardhshme.

Pogba dëshironte largimin këtë verë, mirëpo për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19, kostoja për transferimin e tij është e papërballueshme për klubet e interesuara.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here