Shkëmbim spektakolarë: Ylli i Interit në Camp Nou, ylli i Barcelonës në Meazza!

Ronald Koeman pritet të bëjë ndryshime të mëdha te Barcelona këtë verë dhe holandezi ia ka dorëzuar Bartomeut listën me lojtarët që i do në skuadër.

Për vijën e mbrojtjes Koeman ka piketuar bashkëkombasin e tij Stefan De Vrij, si përforcimin ideal.

Blaugranët kanë nevojë për përforcimin e mbrojtjes dhe sipas Koeman, De Vrij është futbollisti i duhur.

Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Interit Samuel Umtitin dhe 20 milionë euro për De Vrij.

Për Interin kjo është një ofertë mjaftë joshëse dhe mbetet ta shohim nëse Neroaxurët do ta lënë të lirë lojtarin më të mirë të mbrojtjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here