E bujshme: Gjiganti italian rrëmben Depay-n para Barcelonës

Presidenti i Lyonit  Jean-Michel Aulas ka bërë të ditur se Barcelona nuk është skuadra e vetme e interesuar për Memphis Depay.

Kapiteni i Lyonit, Memphis Depay, është futur në vitin e fundit të kontratës dhe është i lidhur me një transferim te Barcelona.

Mirëpo presidenti i Lyonit, Aulas ka bërë të ditur se marrëveshja me Barcelonën nuk është arritur dhe se në garë për Depay është edhe Roma.

Në një intervistë për Telefoot, Aulas deklaroi: “Depay është futur në vitin e fundit të kontratës, Koeman e dëshiron atë te Barcelona, mirëpo në garë është edhe Roma.”

Çmimi i 26-vjeçarit është 25 milionë euro, shifër aspak problematike për Barcelonën dhe Romën. Mbetet ta shohim se ku do të transferohet Depay këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here