Perez hap thesin: 300 milionë euro për transferimet e dekadës

Real Madridi është duke arkëtuar para për merkaton e vitit të ardhshëm.

Florentino Perez është i gatshëm për revolucionin e madh në Bernabeu pas largimit të Ronaldos. Ai ia ka bërë me dije Zidanit se vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion 300 milionë euro për përforcimin e skuadrës.

Këto para Los Blancos do ti shpenzojnë për transferimin e dyshes Kylian Mbappe dhe Erling Haland. Më së paku 150 milionë euro do të duhen për transferimin e Mbappes.

Kontrata e francezit me PSG skadon në vitin 2022 dhe Parisienët do të jenë të negocijojnë për çmimin e tij, pasiqë mund të largohet me kosto zero një vit më pas.

Sa i përket Haland, norvegjezi do të ketë klauzolë prej 70 milionë eurove nga qershori 2021 dhe Los Blancos janë të gatshëm ta paguajnë atë.

80 milionë euro Reali planifikon t’i shpenzojë për ndonjë qendërmbrojtës.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here