Asgjë nga Bakayoko: Milan transferon një tjetër mesfushor për 25 milionë euro

Milan ka hequr dorë nga transferimi i Bakayokos, pasiqë Rosonerët nuk janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e Chelsea.

Drejtuesit e Milanit e konsiderojnë 33 milionë euro si një shifër e lartë për Bakayokon dhe paga e tij prej 6 milionë eurove në sezon nuk është aspak e ulët.

Mediat italiane, raportojnë se Milani ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Benficas, Florentino Luis. Vlera e 21-vjeçarit në treg është rreth 20-25 milionë euro.

Luis shihet si një investim afatgjatë dhe Rosonerët janë në bisedime intenzive me Benfican për transferimin e tij në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here