Gati oferta stratosferike: Dybala largohet nga Juventus

Juventus vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.

Siç raporton portali i njohur spanjoll DonBalon, Real Madrid ka gati ofertën stratosferike për Paulo Dybalan. Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për transferimin e  argjentinasit në Bernabeu.

Me ardhjen e Pirlos, e ardhmja e Dybalas është vënë në pikëpyetje, pasiqë argjentinasi nuk përshtatet me filozofinë e italianit. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Reali dhe Perez e sheh Dybalan si një shtyllë në Realin e tij të ri.

Dybala do të bëhej pjesë e treshes së frikshme në sulm me Mbappe dhe Haland. Me largimin e Bale dhe James, Reali do të mbetet pa një majtak dhe Mbretërit pritet që të kontaktojnë Juventusin për një transferim këtë verë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here