Tradhëtia e dekadës: Donnarumma te rivalët e Milanit me kosto zero!

Lajm bombastik nga Italia.

SportItalia, raporton se Gianlugi Donnarumma pritet të luaj sezonin e fundit me Milanin dhe vitin e ardhshëm mund të transferohet te Juventusi.

Raiola nuk është i kënaqur me qëndrimin e Donnarummas në San Siro dhe ka kërkuar nga Rosonerët kontratë 5 vjeçare dhe pagë prej 9 milionë eurove në sezon.

Për Milanin kjo kërkesë është e pa pranueshme dhe për Donnarumman ky pritet të jetë sezoni i fundit në Milano.

Në rast se rinovimi nuk vjen, atëherë 21-vjeçari pritet që ta bëjë lëvizjen e bujshme duke u transferuar te Juventusi.

Biankonerët e ndjekin Donnarumman për një kohë të gjatë dhe janë të gatshëm që t’i ofrojnë pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here