Një tjetër transferim ‘alla Tonali’ nga Milan

Pas transferimit të Sandro Tonalit tani tek Milan duket se i ka ardhur rradha mbrojtjes për tu përforcuar.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se tani objektivi kryesor i Stefano Piolit është mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic i cili ka një kontratë me La Viola që skadon në vitin 2022.

Skuadra nga Firence e vlerëson atë me një çmim prej 40 milionë eurosh, shifër kjo e arritshme nga Milan duke pasur parasysh se disa futbollistë mund të largohen këtë verë nga San Siro.

Për 23 vjeçarin po mendohet një transferim njëjtë sikurse me Tonalin, ku vitin e parë synohet huazimi pastaj për vitin e ardhshëm të kenë të drejtë blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here