Ylli i Milan transferohet tek Lyon!

Skuadra franceze e Olympique Lyonnais ka shfaqur interesimin e saj për transferimin e saj për një çmim prej 23 milionë eurosh.

Mesfushori brazilian i kushtoi skuadrës së Milanit plot 38 milionë euro kur u transferua nga Flamengo në janar të 2019 por ka dështuar të bindë në San Siro.

Ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar 3 herë në 44 ndeshje për Rossonerët.

Edhe pse ka një kontratë deri më 2023, skuadra e Lyon ka shfaqur dëshirë për tranferimin e tij dhe mediat italiane raportojnë se shifra prej 23 milionë eurosh është duke u bërë gati nga francezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here