Zyrtare: Vidal tek Inter me parametra zero!

Sipas mediave italiane, mbrëmë Arturo Vidal negocioi me skuadrën e Barcelonës dhe arriti marrëveshje për përfundimin e kontratës dhe brenda kësaj dite pritet transferimi tek Inter.

Mesfushorit ju tha më herët që të kërkonte një skuadër të re nga Ronald Koeman dhe klubi ishte i përgatitur për të përfunduar kontratën me të një vit më herët sesa që pritej.

Sipas Sport Mediaset një gjë e tillë është arritur në orët e vonshme të mbrëmjes së djeshme.

Vidal me Inter ka rënë dakord për një kontratë 2 vjeçare me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here