Milan heq dorë nga Bakayoko, transferon yllin e Ligue 1!

Dje AC Milan zyrtarizoi transferimin e Sandro Tonalit nga Brescia mirëpo përforcimet në repartin e mesfushës duket se nuk do të ndalen me kaq.

Paolo Maldini kërkon ti dhurojë Stefano Piolit edhe një tjetër mesfushor dhe tani duket se interesimi për Tiemoue Bakayoko të Chelsea ka filluar të zbehet shkaku i çmimit të tij të lartë.

Tani Rossonerët kanë shënjestruar futbollistin e Lille, Boubakary Soumare, i cili duket një objektiv mëse i arritshëm nga kuqezinjtë.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe ditëve në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje konkrete.

Me Franck Kessie, Sandro Tonalin dhe Boubakary Soumare, Milan duket se do të formojë një prej mesfushave më të forta në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here