Presidenti i gjigantit të Serie A pozitiv me COVID-19!

COVID-19 duket se po fillon prapë të jetë problematik në Itali.

Kësaj rradhe pozitiv ka rezultuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Lega Serie A pavarësisht se kishte simptoma.

Mbrëmë kishte zëra që thonin se njëri prej presidentëve që kishte marrë pjesë në mbledhje kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe ditën e sotme Napoli publikisht deklaroi që De Laurentiis ishte ai që përflitej.

Simptomat i janë shfaqur që disa ditë mirëpo ai nuk priti rezultatin e testit dhe në këtë gjendje shkoi në mbledhje duke i rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje por jo vetëm pasi që ai është parë edhe pa mbajtur maskën gjatë një interviste me gazetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here