Bombë: Marcelo transferohet në Serie A, por jo te Juventusi!

Që nga transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, është spekuluar shumë edhe për një transferim të Marcelos te Zonja e Vjetër.

Një gjë e tillë nuk u materializua asnjëherë, mirëpo braziliani duket se do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se interesim për Marcelon ka shfaqur Interi.

Antonio Conte është i vetëdijshëm se Kolarov nuk do të mund ta mbulojë i vetëm krahun e majtë dhe ia ka kërkuar Marottas transferimin e Marcelos.

Marcelo nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe Perez është i gatshëm ta lërë të lirë të largohet.

32-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë shkruan AS.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here