Derbi në merkato: Milan dhe Napoli në garë për yllin e Premier League

Cristiano Giaretta, drejtor sportiv i Watford, klub që ka rënë në Championship, ka folur për të ardhmen e Gerard Deulofeu, lojtar që është vënë në shënjestër nga Milan, Fiorentina dhe Napoli në Itali.

“Duelofeu te Napoli? Ka shumë interes për lojtarin, po vlerësojmë situatën: është gati për të bërë diferencën. Për të interesohen klube nga Spanja, Italia dhe Anglia. Edhe Napoli mund të jetë mes klubeve të interesuar”, ka thënë Giaretta për CalcioNapoli24.

Në lidhje me çmimin: “Ka një shtresë lojtarësh vlera e të cilëve nuk ndikohet nga pandemia, besoj se ai është pjesë e këtyre lojtarëve dhe çmimi i tij mbetet i lartë. Lojtarët e fortë mbeten të fortë”.

“Huazim apo shitje përfundimtare? Duelofeu është një nga ata lojtarë për të cilin flitet për një shitje përfundimtare. 20 milionë euro për kartonin? Mbetet një lojtarë i rëndësishëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here