Inter në sulm, ofron Brozovic dhe Eriksen për yllin e Premier League!

Inter raportohet se është e gatshme që të heq dorë nga shërbimet e Marcelo Brozovic dhe Christian Eriksen në mënyrë që të sjellë në San Siro mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante.

The Telegraph raporton se Blutë e Londrës kanë refuzuar këtë ofertë për shkak se në anën tjetër të marrëveshjes qëndron ish trajneri i tyre, Antonio Conte.

I gjithë problemi qëndron tek marrëdhëniet jo të mira të klubit londinez me ish trajneri Conte dhe për këtë arsye negociatat kanë ngecur.

Kante është në listën e dëshirave të Contes mirëpo çmimi prej 60 milionë eurosh i vendosur nga Chelsea e bën transferimin e tij shumë të vështirë për tu realizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here