Monaco ‘shoping’ tek Inter!

Monaco është duke bërë gati një ofertë tjetër në drejtim të Inter për shërbimet e Marcelo Brozovic, raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Trajneri i Monacos, Niko Kovac dëshiron që të bashkohet me bashkëkombasin e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të tij transferimin e tij gjatë këtij muaji.

Francezët synonin një ofertë prej 22 milionë eurosh mirëpo tani po bëjnë gati një më të lartë për shkak se kjo shifër duket se nuk ka bindur drejtuesit e Inter për ta lënë të lirë kroatin.

Brozovic ka një klauzolë largimi me vlerë 60 milionë euro por Neroazzurët janë në gjendje ta lënë të largohet nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 40 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here