Në pritje të Suarezit, Juventus transferon yllin e Chelseas!

Përderisa Juventus po pret për transferimin e Luis Suarez nga Barcelona, një transferim tjetër është duke u planifikuar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Problemi qëndron tek Suarez që ai nuk ka pasaportë të BE-së dhe duhet të presë për tu pajisur me një pasaportë italiane, procedura këto që marrin kohë.

Tani në skenë ka hyrë 34 vjeçari i Chelseas, Olivier Giroud i cili edhe një vit kontratë tek Chelsea mirëpo është përfolur shumë për një transferim në Serie A muajve të fundit.

Mësohet se londinezët do ta shisnin atë për një shifër prej 5 milionë eurosh dhe vet sulmuesi do të pajtohej me një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here