Nuk bën pjesë në planet e Koeman: Milan transferon yllin e Barcelonës!

Te Barcelona ka filluar epoka e Koeman dhe nga Camp Nou është larguar Ivan Rakitic, ndërsa ditët në vijim pritet të largohen edhe disa lojtarë të tjerë.

Përveç Vidal dhe Suarez, nga Barcelona pritet të largohet edhe Junior Firpo, i cili nuk bën pjesë në planet e Koeman për sezonin e ri.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët synojnë huazimin e Firpos.

Blaugranët janë të hapur për ta huazuar Firpon te Milani dhe shpresojnë se në San Siro mund ta gjejë formën e duhur.

24-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Milani dhe klubet pritet të arrijnë marrëveshje ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here