Zyrtare: Ylli i Milan tek Eintracht Frankfurt!

Milan edhe zyrtarisht ka njoftuar për shitjen e Andre Silvas tek skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt dhe pritet që të marrin Ante Rebic në këmbim.

Një njoftim për këtë çështje u dha mbrëmjen e djeshme.

Andre Silva dhe Ante Rebic shkëmbyen vendet me njëri tjetrin verën e kaluar mirëpo pa opsionin për blerje.

24 vjeçari portugez u transferua nga Porto në 2017 për një shifër prej 38 milionë eurosh mirëpo asnjëherë nuk arriti të bindë për talentin e tij dhe tani po mendohet të shfrytëzohet për të sjellë në San Siro kroatin Ante Rebic i cili ka shkëlqyer gjatë huazimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here