As Kante, e as Palmieri – Conte transferon te Interi një tjetër yll nga Chelsea

Antonio Conte duket se i adhuron ish lojtarët e tij te Chelsea.

Conte ka kërkuar transferimin e Kante, Emerson Palmierit dhe Giroud, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasiqë ata konsiderohen si të shtrenjtë nga drejtuesit e Interit.

Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Contes është Marcos Alonso dhe Zhang është i gatshëm tia plotësojë dëshirën, pasiqë spanjolli kushton rreth 15 milionë euro.

Alonso ishte i shkëlqyeshëm nën drejtimin e Contes te Chelsea dhe italiani beson se mund ta rikthejë atë në formën e duhur te Interi.

Chelsea do ta shesë Palmierin ose Alonson, pasiqë në Stamford Bridge do të transferohet Ben Chilwell dhe njëri nga ta do të largohet nga Londra.

Alonso është objektivi kryesorë, pasiqë është më i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here