Bombë: Tottenham rrëmben yllin e Serie A për 50 milionë euro!

Tottenham ka bërë një ofertë gjigante për transferimin e Andrea Belottit të Torinos.

Përfaqësuesi i Italisë ka shënuar 92 gola në 192 ndeshje për Torinon qysh prej transferimit nga Palermo në 2015, ku vetëm sezonin e kaluar shënoi 22 gola.

Belotti ka vite që përmendet për një transferim në Premier League pasi më herët interesim për të patën shfaqur skuadrat e Manchester United dhe Chelseas.

Mirëpo tani oferta prej 50 milionësh e skuadrës së Jose Mourinhos duket të jetë e parezistueshme, raporton Gianluca Di Marzio.

Nga ana tjetër Torino ja ka bërë të qartë Tottenhamit që vetëm një shitje e plotë do të ishte në konsideratë pasi huazimi nuk do të pranohej nga skuadra italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here