Diego Godin largohet nga Inter por jo nga Serie A!

Diego Godin dhe Inter duket se po numërojnë ditët e fundit së bashku pasi uruguajani po mendon largimin nga Milano.

Mbrojtësi u transferua tek Inter nga Atletico Madrid me pritshmëri të mëdha mirëpo dështoi që të bindë tek Inter duke mos pasur tashmë një vend titullari në formacionin e Antonio Contes.

Klubi i tij i ardhshëm pritet që të jetë Cagliari, i cili ka një projekt ambicioz dhe synon që këtë sezon të arrijë kupat europiane.

Përveç Godin tek kjo skuadër pritet që të vijë edhe Radja Nainggolan, në formë huazimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here