PSG transferon yllin e Inter?!

Paris Saint Germain është shprehur e gatshme për ti dyfishuar pagën Milan Skriniarit në mënyrë që ta bindë për tu larguar nga Inter, raportojnë mediat italiane.

Mbrojtësi 25 vjeçar ka një kontratë deri në 2023 me Interin dhe e ka përsëritur qëndrimin e tij që nuk dëshiron të largohet.

Megjithatë ai tashmë nuk është preferenca e parë e Antonio Contes dhe mund të shitet nëse në drejtim të Inter vjen një ofertë me vlerë prej 50 milionë eurosh.

Pas largimit të Thiago Silvas nga PSG këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi të ri edhe Skriniar duket se është emri i duhur për të marrë këtë përgjegjësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here