Shkëmbim spektakolarë: Perisic në Madrid, ylli i Atleticos te Interi!

Futbollisti i Atletico Madrid Thomas Partey ishte i shkëlqyeshëm në sezonin që lamë pas.

27-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023, ndërsa klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro.

Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, Interi ka shfaqur interesim për shërbimet e Parteyt, pasiqë Neroaxurët kanë hequr dorë nga transferimi i Kantes.

Chelsea kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë francezin dhe Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen kah Partey.

Te Atletico janë të gatshëm ta lënë të lirë Parteyn, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Ivan Perisic, pasiqë Simeone e pëlqen kroatin.

Neroaxurët nuk kanë asgjë kundër që Perisic të përfshihet në marrëveshje dhe bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

Përveç Perisicit, Interi pritet të ofrojë edhe një shumë parash për Parteyn.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here