Shkëmbimi i vitit: Suarez tek Atletico, ylli i Los Colchoneros tek Barcelona!

Mesa duket Luis Suarez do të lërë Barcelonën por nuk e ka ndërmend për tu larguar nga Spanja.

Kjo pasi orëve të fundit ka hyrë në skenë plani për shkëmbimin kokë më kokë mes tij dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Këtë ide e ka dhënë presidenti Josep Maria Bartomeu dhe parashikohet një shkëmbim direkt pa asnjë shume parash ose ndonjë përfitim tjetër për asnjërin klub.

Morata është një futbollist me përvojë dhe kualitet, aftësi këto që Ronald Koeman nuk beson se i posedon më Luis Suarez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here