Bombë: Fiorentina i ofron Chiesan zyrtarisht gjigantit të Serie A!

Skuadra e Fiorentinës nuk është e gatshme që të heq dorë nga shërbimet e mbrojtësit të saj Nikola Milenkovic për të cilin Milan ka shfaqur interesim të madh mirëpo është e gatshme që të shesë Federico Chiesan tek e njejta skuadër.

La Gazzetta dello Sport raporton se skuadra La Viola është e gatshme për ta shitur Chiesan në rast se vjen oferta e duhur edhe për arsyen se ky i fundit nuk ka dëshirë më të rinovojë kontratën.

Skuadra nga Firence është e gatshme që të ulë çmimin për Chiesan në mënyrë që të bindë Rossonerët që të heqin dorë nga Milenkovic dhe të transferojnë mesfushorin me tipare sulmuesin i cili ka një kontratë deri më 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here