Milan siguron edhe përforcimin e parë në mbrojtje!

AC Milan është njëra prej skuadrave të shumta që ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Rossonerët janë në merkato për të siguruar shërbimet e një qendër-mbrojtësi për shkak të kërkesave të Stefano Piolit dhe Nikola Milenkovic duket se është i paarritshëm këtë vit.

L’Arena shkruan se për mbrojtësin shqiptar interesim të madh ka shfaqur Lazio dhe Inter mirëpo Rossonerët duken më favoritë për transferimin e tij.

Shqiptari mund të kushtojë maksimalisht 28 milionë euro, shumë kjo shumë më e përballueshme sesa 40 milionët që kërkon Fiorentina për Milenkovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here