BOMBË: Lautaro Martinez ‘shuplakë Barcës’, transferohet tek Real Madrid!

Lautaro Martinez mund ti bashkohet Real Madridit me një marrëveshje ku Inter do të përfitonte një shumë të madhe parash por dhe shërbimet e Luka Jovic, raporton Sport Mediaset.

Një marrëveshje është arritur mes përfaqësuesve të argjentinasit dhe Real Madrid dhe nga ana tjetër Inter mund ta sakrifikojë 23 vjeçarin për të sjellë në Milano N’Golo Kante.

Inter nga kjo shitje shpreson të arkëtojë 60 milionë euro dhe do të përfitojë një sulmues të talentuar si Jovic.

Sipas raportit, Lautaro tek Real Madrid do të përfitojë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here