De Paul largohet nga Udinese mirëpo jo nga Serie A!

Rodrigo De Paul duket se ka dëshirë që të largohet nga Udinese mirëpo jo nga Italia pasi më herët këtë muaj refuzoi një transferim tek skuadra ruse e Zenit St.Petersburg.

Fiorentina është skuadra italiane që ka hyrë më së fundmi në garë për shërbimet e tij.

La Nazione raporton se La Viola është e gatshme për të nënshkruar me të mirëpo favoritja kryesore në këtë garë mbetet akoma Napoli.

Për 26 vjeçari skuadra friuliane ka kërkuar plot 40 milionë euro, shifrë kjo e lartë si për Napolin ashtu edhe për Fiorentinën mirëpo nuk përjashtohet mundësia e uljes së çmimit në qoftë se fillojnë bisedimet mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here