Lucas Torreira pritet të largohet nga Arsenal për tu transferuar tek Torino për një shifër prej 24 milionë eurosh, sipas raportimeve në Itali.
Arsenal pagoi 28 milionë euro për transferimin e tij nga Sampdoria në 2018.
Ai ka zhvilluar 89 ndeshje për Arsenalin mirëpo tashmë nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Torreira tek Torino pritet që të ribashkohet me ish trajnerin e tij tek Sampdoria, Marco Giampaolo.