Nuk ka më dilema, dy opsionet për sulmin e Inter!

Inter duket se e ka të qartë se kush do ta zëvëndësojë në sulm Romelo Lukakun për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte tashmë e ka bërë publike dëshirën për transferimin e Olivier Giroud të Chelseas, futbollist me të cilin ka punuar bashkë sa ishte nën drejtimin e londinezëve.

Mirëpo tani sipas Tuttosport në skenë ka hyrë edhe emri i Fernando Llorentes së Napolit i cili mund të transferohet në Milano me parametra zero.

Veterani spanjoll ka punuar nën urdhërat e Contes gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e Juventusit ndërsa tani tek Napoli largimin duket se e ka shumë afër pasi momentalisht nuk ka asnjë numër për fanelën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here