Juventus transferon mesfushorin më të kërkuar në Europë!

Juventus është e vetëdijshme që duhet te shesë futbollistë para se të tentojë ndonjë lëvizje për transferimin e Houssem Aouar të Lyon.

22 vjeçari francez ka shfaqur hapur dëshirën për tu larguar nga Lyon këtë verë mirëpo skuadra franceze akoma nuk ka marrë asnjë ofertë për të.

Ata më herët refuzuan një ofertë ku parashikoj shkëmbimi me Matteo Guendouzin e Arsenal dhe francezët të përfitonin edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Sami Khedira dhe Aaron Ramsey priten të largohen gjatë kësaj vere.

Ndërkohë drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e Federico Bernardeschit dhe Douglas Costas në mënyrë që të bindin francezët ta lënë të lirë mesfushorin 22 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here