Maldini rikthen në San Siro ish yllin e Milan!

E përditshmja italiane Tuttosport raportoi se Milan është duke punuar për të rikthyer në San Siro anësorin e Monacos, Keita Balde.

Raporti tregon dëshirën e vet futbollistit për të ndërruar skuadër për shkak të minutave të pakta që ka pasur tek Monaco dhe konaktet me Fiorentinën dhe Sampdorian nuk kanë munguar mirëpo një thirrje nga Milan do të ishte më e mirëpritur.

Rossonerët kanë mundësinë për të transferuar Balden me një çmim shumë të volitshëm.

25 vjeçari senegalez është shumë i shkathët dhe mund të luajë në dy krahët e sulmit dhe njëkohësisht si qendërsulmues.

Një marrëveshje e tillë mund të arrihet për një shifër prej 15 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here