Transferim surprizë: Jack Willshere në Serie A!

Futbollisti i West Ham, Jack Willshere së shpejti pritet që të transferohet në Serie A.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Genoa dhe së shpejti pritet që në adresë të West Ham të arrijë oferta zyrtare.

Willshere u transferua te West Ham para dy viteve, mirëpo nuk ka arritur asesi ta rikthejë formën e duhur për shkak të lëndimeve të shumta.

Te Genoa besojnë se mund ta rikthejnë anglezin në formën e duhur dhe bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here