Bombë: Gjiganti spanjoll transferon Romelu Lukakun!

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron transferimin e Romelu Lukakut.

Për një kohë të gjatë është raportuar se Lautaro Martinez është objektivi kryesorë i Barcelonës për kreun e sulmit, mirëpo Mundo Deportivo shkruan se me ardhjen e Koeman gjërat kanë ndryshuar.

Strategu holandez ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Lukakut. Koeman e njeh shumë mirë belgun, pasiqë kanë punuar sëbashku te Evertoni dhe beson se ai është pasuesi i duhur i Suarez.

Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim, mirëpo një transferim i tillë vështirë se do të mund të realizohet.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here