Na pret një sezon i zjarrtë: Ja si pritet të rreshtohen gjigantët italian për fillimin e Serie A (FOTO)

Sezoni i ri i Serie A fillon me datën 19 shtator dhe nuk ka dyshim se na pret një sezon i zjarrtë.

Juventus do të synojë ta mbrojë titullin dhe Biankonerët do të rreshtohen me skemën e preferuar të Pirlos 4-3-3.

Inter synon ta zbresë Juventusin nga froni dhe objektivi kryesorë i Neroaxurëve është fitimi i Scudettos. Inter ka kompletuar disa përforcime për sezonin e ri dhe Neroaxurët do të rreshtohen me skemën e preferuar të Contes 3-5-2.

Sa i përket Milanit, Rosonerët janë duke ndërtuar skuadrën e së ardhmes. Nga Rosonerët pritet shumë këtë sezon. Objektivi kryesorë është rikthimi në Ligën e Kampionëve dhe pse jo edhe ndonjë trofe si Kupa e Italisë apo Europa League.

Atalanta ishte surpriza në sezonin e kaluar dhe skuadra e Gasperinit e dëshmoi se mund ta fitojnë edhe Scudetton. Edhe në sezonin e ri Atalanta do të rreshtohet me formacionin 3-4-4.

Lazio gjithashtu bëri një sezon të shkëlqyeshëm dhe në Olimpico synojnë fitimin e një trofeu në sezonin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here