Shkëmbim spektakolarë: Lautaro në Madrid, ylli i Realit te Interi!

Shtëpia mediatike nga Milano, Mediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali dhe Interi kanë gati një super operacion.

Mediaset, raporton se Los Blancos synojnë transferimin e Lautaros këtë verë dhe Perez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për bomberin argjentinas.

Por kjo nuk është e gjitha, përveç 100 milionë eurove, Reali do ta huazojë Jovicin te Interi për një sezon, ndërsa Neroaxurët do të kenë opsion blerjeje.

Reali është i gatshëm t’i ofrojë Lautaros kontratë pesë vjeçare dhe pagë prej 8 milionë eurove në sezon.

Me shitjen e Lautaros, do të krijohen kushtet financiare për Interin që ta transferojë Kanten nga Chelsea. Bisedimet siç shkruan Mediaset, pritet të fillojnë ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here