GDS: Milenkovic tek gjiganti i Serie A!

Gazzetta dello Sport nëpërmjet një raportimi ka treguar interesimin e madh që Milan ka shfaqur për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Gazeta thekson se shifra prej 40 milionë eurosh që La Viola po kërkon nuk do të paguhet mirëpo agjenti Fali Ramadani po punon shumë që pengesat mes dy klubeve të mënjanohen dhe një marrëveshje të arrihet sa më shpejtë mes dy palëve.

Milenkovic ka një kontratë deri më qershor të 2022 dhe pikërisht këtu Rossonerët do të mundohen që të ushtrojnë presion tek skuadra nga Firence për të ulur çmimin e mbrojtësit serb.

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade tashmë ja ka mësyrë mbrojtësit të Romës, Federico Fazios, në rast se Milenkovic largohet këtë afat kalimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here