Nuk mbaron me Suarez: Juventus transferon edhe një tjetër sulmues

Luis Suarez ka zbarkuar sot në Perugia për ta kaluar testin e gjuhës italiane dhe për tu pajisur me shtetësinë e Italisë.

Uruguaiani do të jetë qendërsulmuesi i ri i Juventusit, mirëpo mediat italiane raportojnë se kjo nuk është e gjitha.

Përveç Suarez, Biankonerët do të transferojnë edhe Moise Kean nga Everton. Raiola është në bisedime me Agnellin për huazimin e tij për dy vite me opsion blerjeje.

Kean nuk ka arritur të ambientohet aspak te Everton dhe dëshiron rikthimin te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here