Zyrtare: Cengiz Under me skuadër të re!

Roma, sipas Sky Sport Italia ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Leicester City për transferimin e Cengiz Under, i cili orëve të ardhshme pritet të kryejë edhe kontrollet mjekësore.

Turku është huazuar për një shifër prej 3 milionë eurosh me të drejtë blerjeje pastaj për 24 milionë.

Anësori i Romës brenda disa orësh pritet që të zbarkojë në ishullin britanik.

Në 88 ndeshje 23 vjeçari ka kontribuar tek Roma me 17 gola dhe 12 asistime gjatë 3 sezone që ka qenë pjesë e Giallorosëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here