Bayerni e nis sezonin me goleadë, Bavarezët shpartallojnë Schalken

Bayern Munchen e ka nisur me forcë Bundesligën për këtë sezon.

Ata fituan me rezultatin 8-0 kundër Schalkes duke treguar dhe njëherë se nuk kanë rival. Djemtë e Hansi Flick dominuan gjithçka nga fillimi në fund duke treguar supermaci absolute.

Vendasit gjetën golin në minutën e 4′ me anë të Gnabryt për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me dy gola të tjerë nga bavarezët që shënuan me Goretzkan dhe penalltinë e Lewandowskit për 3-0.

Festivali i golave nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi Gnabry shënoi të dytin personal në të 47′ pas pasimit fantastik të Sanesë dhe një skemë e tillë goli u rikthye dhe në minutën e 59′ për 5-0.

Muller realizoi një gol fantastik pas pasimit të Lewandowskit për 6-0, ndërsa Sane provoi shijen e golit të parë me fanellën e Bayernit për 7-0. Për të shpartalluar krejtësisht Schalken mendoi Musiala që vulosi rezultatin në 8-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here