Commisso: Chiesa largohet nëse plotësohet ky kusht!

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka deklaruar se anësori Federico Chiesa do të largohet nga Firence nëse në drejtim të tyre vjen oferta e duhur.

Milan është skuadra që ka shfaqur interesin më të madh për transferimin e talentit të kombëtares italiane.

Mirëpo problemi qëndron se skuadra La Viola për 22 vjeçarin kërkon të paktën 60 milionë euro dhe një shifër të tillë Milan e ka të pamundur që ta paguajë.

Duket se edhe vetë dëshira e futbollistit është që të qëndrojë akoma në Itali dhe nuk po e mendon transferimin jashtë Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here