Lajm bombastik: Suarez në Serie A, por jo te Juventusi!

Luis Suarez dje zbarkoi në Perugia për ta dhënë provimin e gjuhës italiane, në mënyrë që të pajiset me shtetësinë italiane.

Suarez është i lidhur me një transferim te Juventusi, mirëpo e përditshmja italiane Il Giornale, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se uruguaiani mund të transferohet te Interi.

Il Giornale, shkruan se Suarez është i hapur për një transferim te Interi, por Neroaxurët do të duhet ti ofrojnë atij pagë prej 8-10 milionë eurove në sezon.

Me transferimin e Suarez, Antonio Conte do të kishte një skuadër të kompletuar me një sulm të frikshëm për sezonin e ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here