Nuk mbaron me Thiagon: Liverpool transferon edhe yllin e Premier League

Siç raportojnë mediat angleze, transferimi i Thiago Alcantaras, nuk do të jetë i fundit për Liverpoolin në këtë merkato.

The Reds, kanë nisur bisedimet me Wolves për transferimin e Diogo Jotas. 23-vjeçari po shkëlqen te Wolves dhe Klopp e dëshiron atë në Anfield.

Jota mund të luaj nga krahu i majtë i sulmit, në qendër të sulmit dhe si para sulmues, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Portugezi ka luajtur 131 ndeshje me Wolves, ku ka realizuar 44 gola dhe për Liverpoolin do të ishte një përforcim mjaftë i rëndësishëm.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here