PSG pas yllit të Juves!

Parc des Princes

PSG është gati për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Mattia De Sciglio, pasi Juan Bernat pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Finalistët e Champions League duket se po kërkojnë të transferojnë edhe një futbollist tjetër nga Serie A pas huazimit të Alessandro Florenzi nga skuadra e Romës.

Bernat do të jetë disa muaj jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi që pësoi këtë javë kundër skuadrës së Metz.

Sipas Corriere dello Sport, tani Paris Saint Germain është e gatshme që të rikthehet tek ish objektivi i saj dhe kësaj here transferimi duket shumë pranë të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here