Real Madrid shokon Milanin në merkato!

AC Milan duket se nuk do të jetë në gjendje për të transferuar Tiemoue Bakayoko të Chelseas për shkak se ky i fundit është pranë transferimi tek skuadra e Real Madrid, raportojnë mediat spanjolle.

Nënshkrimi me Sandro Tonalin nënkupton se Rossonerët nuk e kanë patjetër të firmosin me një mesfushor tjetër me tipare mbrojtëse mirëpo Bakayoko ishte një nga dëshirat e Piolit në merkato.

Real Madrid është i gatshëm që të paguajë shifrën prej 30 milionë eurosh pasi Zinedine Zidane ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim.

Një marrëveshje mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here