Surprizë: Callejon mbetet në Serie A, gati transferimi te gjiganti italian!

Jose Callejon u largua sezonin e kaluar nga  Napoli pas shtatë viteve në San Paolo.

Është raportuar për rikthimin e tij në La Liga, mirëpo spanjolli duket se do të mbetet në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se Lazio i ka ofruar Callejonit kontratë tre vjeçare dhe pagë prej 2.5 milionë eurove në sezon.

Callejon natyrisht e ka pranuar ofertën, pasiqë Lazio do të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Spanjolli u transferua te Napoli në vitin 2013 nga Reali dhe me fanellën e Napoletanëve ka luajtur 350 ndeshje, duke u bërë kështu legjendë e klubit.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here