Gjithçka gati, shkëmbim yjesh mes Juves dhe PSG!

Juventus dhe Paris Saint Germain janë në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje për shkëmbim futbollistësh.

Bëhet fjalë për për mbrojtësin e djathtë ë të Juventusit, Mattia De Sciglio dhe mesfushorin e PSG, Julian Draxler.

Të dy futbollistët duan të gjejnë skuadra të reja për të vazhduar karrierën e tij për shkak të minutave të pakta që kanë pasur sezonin e fundit me skuadrat respektive.

Dhe dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët ku pritet të arrihet një marrëveshje në mes tyre për një shkëmbim kokë më kokë pa pasur nevojë për të shtuar para asnjëra skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here