Perisic përsëri në Bundesligë!

Ivan Perisic duket se nuk e ka në plan të qëndrojë tek Interi edhe pse është rikthyer nga huazimi prej skuadrës së Bayern Munich.

Bavarezët kishin mundësi për të blerë kroatin mirëpo nuk arritën një marrëveshje me Neroazzurët.

Ndërkohë trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, ia ka bërë të ditur se ai nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ri.

Tani në garë për të kanë hyrë skuadrat gjermane të Stuttgart dhe Hertha Berlin mirëpo problemi qëndron tek shuma prej 15 milionë eurosh që Inter po kërkon për shërbimet e anësorit kroat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here