Zidane dëshiron huazimin e Jovic!

Zinedine Zidane ka kërkuar nga Real Madrid që të huazojë Luka Jovic këtë afat kalimtar, raporton AS.

Sulmuesi serb ka hasur në vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë në Santiago Bernabeu qysh prej transferimit të tij nga Eintracht Frankfurt me vlerë 60 milionë euro në 2019.

Zidane shpreson ta huazojë atë këtë sezon dhe për 22 vjeçarin Milan është skuadra favorite për ta marrë atë në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here